#Sporti

“Jam shumë i lumtur, me padurim kam pritur të vija te Kosova” – portieri Amir Saipi flet për herë të parë si ‘Dardan’

ortieri Amir Saipi, do të mbrojë ngjyrat e Kosovës, ndërsa kjo është hera e parë që ai është ftuar nga Franco Foda. 

Ai është shprehur i lumtur në deklaratën e tij të parë si ‘Dardan’, duke thënë se shpreson në gjashtë pikë ndaj Lituanisë dhe Qipros.  

Tutje, portieri i Luganos, deklaroi se Kosova ka shumë kualitet brenda, ndërsa është pritur ngrohtë nga bashkëatdhetarët.  

“Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën”.  

“Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm”.  

“Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi. Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë. Mendoj se kjo do të më ndihmoj edhe mua të përparoj. Për këtë arsye jam këtu dhe natyrisht për shkak të dy ndeshjeve”.  

“Kemi shumë cilësi në ekip dhe mendoj se nuk na duhet shumë për të fituar ndeshjet. Por thjesht duhet të luajmë me 100 për qind përqendrim të shtunën dhe pastaj të martën, dhe të tregojmë çfarë dimë”.  

“Jam shumë i lumtur, me padurim kam pritur të vija te Kosova” – portieri Amir Saipi flet për herë të parë si ‘Dardan’

Vetura godet një motoçiklist në Gjakovë, i

“Jam shumë i lumtur, me padurim kam pritur të vija te Kosova” – portieri Amir Saipi flet për herë të parë si ‘Dardan’

Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u emërua

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *